Veprimet kryesore për Sistemin e Sigurimit të Cilësisë
Sistemi i Sigurimit të Cilësisë në Kolegjin Tempulli është i ndërtuar sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke siguruar cilësi të lartë akademike dhe administrative, transparencë dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Sigurimi i Cilësisë është i mbështetur në rregullore
Të gjitha procedurat, proceset dhe përgjegjësitë e sigurimit të cilësisë zbatohen në bazë të:
Rregullores për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë dhe realizohen përmes Kalendarit të Sigurimit të Cilësisë.
Kjo rregullore përcakton:
-
strukturën e sistemit të cilësisë,
-
mekanizmat e vlerësimit,
-
rolet dhe përgjegjësitë,
-
procedurat e monitorimit dhe raportimit.
1. Organizimi i takimeve dhe diskutimeve institucionale
Institucioni organizon takime të rregullta me stafin akademik dhe administrativ, ku diskutohen standardet e cilësisë, procedurat e vlerësimit dhe interpretimi i rezultateve.
2. Përfshirja e stafit akademik në zhvillim profesional
Stafi akademik është pjesë aktive e punëtorive, trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë analizimin e sistemit të cilësisë dhe marrjen e përvojave kombëtare dhe ndërkombëtare.
3. Vlerësimi periodik i cilësisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm
Vlerësimi i cilësisë së institucionit, programeve, procesit mësimor dhe performancës së stafit kryhet rregullisht, ndërsa rezultatet përdoren për planifikimin e përmirësimeve.
4. Analizimi i politikave të rekrutimit dhe orientimit strategjik
Institucioni analizon vazhdimisht nevojat e tregut, kapacitetin institucional dhe planet strategjike, duke siguruar përputhje të politikave të rekrutimit me zhvillimet e ekonomisë, industrisë dhe komunitetit.
5. Informimi i vazhdueshëm mbi rregullat dhe procedurat e vlerësimit
Të gjithë të përfshirët në vlerësim informohen paraprakisht për kriteret dhe procedurat, duke siguruar transparencë dhe barazi në proces.
Rezultatet e Sigurimit të Cilësisë
Rezultatet e përgjithshme
Rezultatet e përgjithshme të sigurimit të cilësisë (analizat vjetore, përmbledhjet institucionale, statistikat e vlerësimeve) publikohen në SEMS pas përpunimit dhe miratimit nga organet përkatëse të institucionit, ku kanë qasje studentët dhe profesorët.
Këto rezultate shërbejnë për:
-
identifikimin e fushave për përmirësim,
-
zhvillimin e planeve strategjike,
-
rritjen e transparencës institucionale,
-
informimin e komunitetit akademik dhe partnerëve.
Raportet e përgjithshme
Vlerësimi nga studentët për mësimdhënie dhe mësimnxënie, administratë, shërbime dhe infrastrukturë 2023-2024
Vlerësimi nga studentët për mësimdhënie dhe mësimnxënie, administratë, shërbime dhe infrastrukturë 2024-2025
Vlerësimi i Infrastrukturës dhe Stafit Administrativ nga Stafi Akademik 2023-2024
Vlerësimi i Infrastrukturës dhe Stafit Administrativ nga Stafi Akademik 2024-2025
Raportet e përgjithshme të vlerësimit nga studentët për lëndën dhe profesorin sipas gjeneratave (Qasje në SEMS)
Gjenerata 2022-2023
Viti i parë, Viti i dytë, Viti i tretë
Gjenerata 2023-2024
Viti parë, viti i dytë
Gjenerata 2024-2025
Viti i parë
Rezultatet individuale të vlerësimeve
Për të mbrojtur integritetin akademik dhe të dhënat personale dhe institucionin:
-
Rezultatet individuale të stafit akademik u dërgohen drejtpërdrejt në emailin zyrtar të secilit mësimdhënës
-
Rezultatet individuale janë të aksesueshme vetëm përmes platformës SEMS nga ana e studentëve dhe profesorëve.
-
Rezultatet e vlerësimi kolegial dhe nga menaxhmenti, i dërgohen drejtpërdrejt profesorit nga koordinatorit dhe bashkarisht bëhet plani idividual i përmirësimit.
-
Rezulatet e vlerësimit të Institucionit nga Stafi Administrativ, publikohen përmes platformës SEMS.
-
Rezultatet nga ALUMNi për herë të parë do të realizohen këtë vit dhe rezultatet do të jenë të qasshme përmes SEMS.
Për këtë arsye, rezultatet individuale nuk janë të hapura për publikun, duke respektuar plotësisht standardet e privatësisë, etikës profesionale, kulturës së përgjithshme në vend dhe mbrojtjes së të dhënave.