Historiku
Tempulli është themeluar në vitin 1992, si subjekt i pavarur privat, i specializuar fillimisht në analiza dhe ekspertiza të aksidenteve në trafikun rrugor. Në vitin 1994, Tempulli zgjeroi veprimtarinë e vet duke organizuar kurse për gjuhë të huaja, të dedikuara për fëmijë dhe të rritur. Në vitin 1995, Tempulli hapi Auto Shkollën e vet, duke u bërë një nga qendrat e para private për aftësimin dhe edukimin e shoferëve të rinj.
Në vitin 1996, si përgjigje ndaj kërkesave të tregut dhe angazhimit profesional, Tempulli botoi numrin e parë të revistës “Tempulli.” Revista adresonte tematika si aktualiteti, siguria rrugore, transporti dhe automobilizmi, duke u bërë një burim i vlefshëm informacioni në këto fusha.
Pas përfundimit të luftës dhe krijimit të rrethanave të reja, Tempulli rifilloi veprimtaritë e vet, dhe në vitin akademik 2001/2002, mirëpriti brezin e parë të studentëve në programet studimore të trafikut rrugor, hekurudhor dhe të Postë-Telekomunikacionit.
Viti 2001 ishte një vit historik për arsimin e lartë privat në Kosovë. Me 18 dhjetor 2001, Tempulli u bë institucioni i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që u pajis me akreditim preliminar nga institucionet e përkohshme qeverisëse të asaj kohe.

Tempulli është regjistruar më 13 tetor 2020 si Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë. Tempulli , edhe pse një institucion mjaft i ri, ka një traditë të gjatë që nga viti 1992, dhe atë si qendër trajnimi dhe edukimi për studentët e rinj të drejtimit të automjeteve dhe si Kolegj Tempulli nga viti 2001 deri në vitin 2020.
Si rezultat i angazhimit dhe nevojat e tregut, kjo qendër ka evoluar me kalimin e viteve dhe është rritur dhe zhvilluar me programe akademike dhe profesionale në kuadër të Akademisë Tempulli (në tekstin e mëtejmë Akademia ). Në vitin 2021 Akademia është akredituar për tre vjet si institucion dhe ka akredituar gjithashtu një program master dhe dy programe bachelor.
Akademia ofron programe unike në fushën e transportit dhe trafikut të cilat kanë të bëjnë me tregun e punës.
Misoni dhe Vizioni

Vizioni:
Një institucion unik i arsimit të lartë në vend dhe rajon, me fokus zhvillimin e aftësive kërkimore profesionale nëpërmjet ndërlidhjes së mësimdhënies inovative, mësimit praktik dhe punës shkencore në dobi të komunitetit.
​
Misioni:
Përgatitë në mënyrë cilësore studentët dhe kursantët me njohuri dhe aftësi adekuate për të mësuar dhe hulumtuar në mënyrë që të udhëheqin një karrierë të suksesshme profesionale dhe, së bashku me akademinë si dhe individualisht, të kontribuojnë me përgjegjësi për komunitetin.
Organogrami
