top of page

Themeluesi

Profesor Arif Krasniqi
 

Kontributet në shkrime dhe publikime:

Prof. Arif Krasniqi ka dhënë kontribute të shumta në fushën akademike dhe profesionale përmes librave, artikujve shkencorë, konferencave dhe simpoziumeve.

Disa nga librat e tij të botuar nga Kolegji Tempulli janë:

 

"E drejta në Komunikacion"- Dhjetor 2001

 

"Bazat e Komunikacionit dhe Transportit" - Maj 2002

 

"Mekanizmat e Ngarkimit dhe Shkarkimit" -Shtator 2003

 

"Infrastruktura në Komunikacion" – Qershor 2004

 

"Sistemet Integrale Multimodale" – Shkurt 2005

 

"Rregullat dhe Siguria në Komunikacion" – Dhjetor 2006

 

"Teknika e Transportit" – Shtator 2007

                                                                                      

Arsimimi dhe karriera akademike: 
 

1976: Përfundoi Shkollën e Lartë Teknike në drejtimin e trafikut rrugor, në Zagreb, Kroaci.

1987: Kreu ciklin e parë të studimeve nëntë semestrale në Fakultetin e Shkencave të Trafikut, drejtimi i trafikut rrugor, në Universitetin e Zagrebit.

1988: Përfundoi paralelisht studimet në drejtimin e trafikut hekurudhor, në të njëjtin universitet.

2008: Mbaroi ciklin e dytë të studimeve (Magjistraturë) në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, dega e Trafikut, në Universitetin e Prishtinës, me temën "Përdorimi i terminaleve për qarkullimin e mallrave në Kosovë".

2009: Përfundoi magjistraturën e dytë në Fakultetin e Pedagogjisë, dega e Pedagogjisë, në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me temën "Roli i shkollës në edukimin e ngritjes së mirësjelljes së nxënësve në trafik".

2010: Në Fakultetin Teknik të Universitetit "Shën Klementi i Ohrit," Manastir, iu miratua tema e disertacionit të doktoratës me titull "Modelimi i proceseve të mekanizimit në terminalet e mallrave në Kosovë dhe rritja e efektivitetit në transport".

Vdekja e parakohshme i pamundësoi përfundimin e mbrojtjes së doktoratës.

​

​





 

“Trafiku është gjaku i sistemit ekonomik të çdo vendi, përfshirë Kosovën, dhe është bartësi kryesor i ndryshimit dhe zhvillimit  të vazhdueshëm të vendit. Rrugët e qarkullimit të këtij gjaku janë arteriet rrugore, hekurudhore, detare, postare dhe ajrore”

 

Profesor Arif Krasniqi (9 Shkurt 1946 – 13 Gusht 2010)       

Gjurma e tij në arsimimin shqiptar dhe kulturën e trafikut:

 

​Ligjërues shumëvjeçar (1970–1990) në Auto-shkollën e Prishtinës (SHAM).

 

Mësimdhënës i lëndëve profesionale të komunikacionit në Shkollën e Mesme Teknike "28 Nëntori" Prishtinë.

 

1996: Një nga iniciatorët për themelimin e profilit të trafikut rrugor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Prishtinës.

 

2001: Themelues i Kolegjit Tempulli, institucioni i parë privat i njohur zyrtarisht në arsimin e lartë në Kosovë.

Profesor Arif Krasniqi mbetet një figurë e paharruar për kontributin e tij të veçantë në arsimin shqiptar, shkencat teknike dhe zhvillimin e kulturës së trafikut.

bottom of page