Bibloteka
Biblioteka e Kolegjit Tempulli është një hapësirë në shërbim të studentëve dhe stafit akademik, e dedikuar për studim, hulumtim dhe zhvillim profesional. Biblioteka ofron literaturë profesionale dhe akademike në fushat përkatëse të studimit, duke përfshirë libra, materiale shkencore, publikime profesionale dhe burime të tjera mbështetëse për procesin mësimor dhe kërkimor. Kjo hapësirë është e pajisur edhe me kompjuter për shërbim të studentëve.
Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të resurseve, Kolegji Tempulli vazhdimisht pasuron fondin bibliotekar me literaturë të re në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja, në bashkëpunim me autorë dhe shtëpi botuese relevante.
Biblioteka është e hapur për studentët dhe stafin çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 21:00, duke ofruar kushte të përshtatshme për lexim, studim individual dhe punë akademike.
Po ashtu, Kolegji Tempulli ka marrëveshje bashkëpunimi me Bibliotekën Elektronike e Kosovës, përmes së cilës studentëve dhe stafit u sigurohet qasje pa pagesë në platforma të shumta elektronike dhe databaza akademike. Gjithashtu, në kuadër të shërbimeve mbështetëse akademike, studentët e Tempullit kanë qasje edhe në bibliotekën e CILT.
Për të marrë libra në shfrytëzim, apo për qu qasur në libraritë elektronike ju lutem të lajmëroheni pranë Shërbimit Studentor.

.png)