Apliko në Kolegjin Tempulli
Dokumentet për regjistrim
Niveli Bachelor
Secili person, i cili ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka kaluar testin e maturës mund të jetë kandidat potencial për regjistrim në Tempull.
Kandidati duhet të sjellë këto dokumente:
-
Diploma dhe dëftesat e shkollës së mesme;
-
Çertifikata e testit të maturës;
-
Çertifikatën e lindjes, dhe
-
Kopja e letërnjoftimit.
Trafia e studimit për një semestër është 900 euro, i cili përfshinë të gjitha shpenzimet administrative dhe akademike si dhe paraqitjen e provimeve në afate të rregullta.
Kolegji Tempulli ofron zbritje për kategori të ndryshme, të cilat janë të përcaktuara me rregullore dhe të aprovuara nga Këshilli Drejtues si dhe të detajuara në marrëveshjen e përbashkët me studentin.
Tarifat e studimeve dhe pagesat për shërbime janë të rregulluara në Rregulloren mbi Përcaktimin e Procedurave, Traifave për studime dhe trajnime, neni 2.
Kategoritë e zbritjeve dhe bursave janë aplikimi i hershëm, zbritje për kandidatët nga e njëjta familje, për kandidatët e kategorive të caktuara më të cilët Kolegji ka marrëveshje bashkëpunimi.
Varësisht nga kostoja e shkollimit në Kolegjin Tempulli, studentët kanë këto lehtësira:
-
Pagesë me këste mujore,
-
Pagesë në gjashtë këste
-
Pagesë në katër këste
-
Pagesë në dy këste
-
Zbritje në rast të pagesave të menjëhershme.

.png)



