THIRRJE PËR MOBILITET STUDENTOR NË VISTULA UNIVERSITY, POLONI

Kolegji Tempulli hap thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në Vistula University në Poloni, për semestrin veror të vitit akademik 2026/2027, në kuadër të programit Erasmus+.
Afati i fundit për aplikim është 31 Tetor 2026.
Studentët e interesuar mund të informohen më shumë rreth:
kritereve të aplikimit;
dokumentacionit të nevojshëm;
procedurës së aplikimit dhe përzgjedhjes.
Për informata dhe aplikim ju lutem kontaktoni z. Adem Selmani, Koordinator për Bashkëpunim Ndërkombëtar në email adem.selmani@tempulli.org, info@tempulli.org
Ose fizikisht në Kolegjin Tempulli:
E hënë, e mërkurë dhe e enjte, ora 09:00 – 17:00.
Vistula University është një universitet ndërkombëtar në Varshavë, i themeluar në vitin 1992.
Universiteti ka një komunitet studentësh nga vende të ndryshme të botës dhe ofron një mjedis akademik ndërkombëtar.
Polonia është një destinacion evropian me traditë të pasur akademike, kulturë të larmishme dhe qytete moderne. Varshava, si kryeqytet, ofron mundësi të mira për studim, zhvillim profesional dhe përvojë ndërkombëtare.
Mobiliteti përmes Erasmus+ u mundëson studentëve të përfitojnë një përvojë të re akademike dhe kulturore, të zgjerojnë rrjetin e tyre ndërkombëtar dhe të zhvillojnë aftësi të vlefshme për karrierën e ardhshme me të gjitha shpenzimet e mbuluara.
Përfito nga mundësia për të studiuar në një universitet ndërkombëtar dhe për të përjetuar një eksperiencë akademike dhe kulturore në Poloni!
.png)


