Alumni i Tempullit përfaqësuan Kolegjin në Forumin e 7-të Social të Komunitetit të Transportit.

Kolegji Tempulli u përfaqësua nga dy të diplomuar të tij, në Forumin e 7-të Social të Transport Community të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Forumi mblodhi profesionistë të rinj, përfaqësues të institucioneve arsimore, punëdhënës dhe përfaqësues të punëtorëve për të diskutuar të ardhmen e profesioneve në transport në Ballkanin Perëndimor.
Kush do t’i ndërtojë, drejtojë dhe mirëmbajë rrjetet e transportit të së nesërmes? Dhe çfarë i shtyn të rinjtë të zgjedhin një karrierë në këtë sektor?
Këto pyetje bashkuan në Beograd profesionistë të rinj, institucione arsimore, punëdhënës dhe përfaqësues të punëtorëve nga rajoni. Diskutimet u përqendruan te aftësitë për një transport më të gjelbër e më digjital, mundësitë e barabarta për karrierë dhe një transport publik më i qasshëm për të gjithë.
Për Kolegjin Tempulli, pjesëmarrja e alumnëve z. Denis Krasniqi dhe z. Liridon Shahini, në këtë forum pasqyron rëndësinë e lidhjes me të diplomuarit dhe të përfshirjes së profesionistëve të rinj nga Kosova në diskutimet rajonale për arsimin, punësimin dhe të ardhmen e transportit.
.png)


