top of page

Kolegji Tempulli shënon Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor – WDoR 2026

15 minutes ago
1 min read

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor (WDoR 2026), të organizuara për herë të 11-të në Kosovë nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit (AMRKS) dhe Kolegji Tempulli, në ambientet e Kolegjit Tempulli u mbajt një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me studentët.


Gjatë aktivitetit, Prof. Mevlan Bixhaku prezantoi fushatën WDoR 2026, duke i njoftuar studentët me rëndësinë e kësaj dite, qëllimin e saj dhe mesazhin që përcjell motoja e sivjetme “Një dritë që na bashkon”.


Në vazhdim, ai zhvilloi një diskutim të hapur me studentët mbi sigurinë në trafikun rrugor, pasojat e aksidenteve, rëndësinë e përgjegjësisë individuale dhe rolin që të rinjtë mund të luajnë në promovimin e një kulture më të sigurt të komunikacionit.


Përmes këtij aktiviteti u synua të rritet vetëdijesimi i studentëve për pasojat njerëzore dhe shoqërore të aksidenteve rrugore, si dhe të theksohet rëndësia e solidaritetit me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjithë personat e prekur nga aksidentet.


Kolegji Tempulli dhe AMRKS mbeten të përkushtuar në promovimin e sigurisë rrugore dhe në edukimin e gjeneratave të reja për një pjesëmarrje më të përgjegjshme dhe më të sigurt në trafik.

Një dritë që na bashkon – në kujtim të viktimave dhe në angazhim për rrugë më të sigurta.

 
 
bottom of page