Tempulli promovon kulturën e komunikimit profesional përmes ligjëratës me eksperten Shenaj Shala

Prishtinë, 29 tetor 2026 – Në kuadër të lëndës Komunikimi Akademik, Kolegji Tempulli organizoi një ligjëratë të veçantë me të ftuar eksperten e komunikimit dhe trajneren e aftësive profesionale, Shenaj Shala, e cila ndau me studentët njohuritë dhe përvojën e saj në fushën e komunikimit profesional, të folurit publik dhe zhvillimit të aftësive ndërpersonale.
Shenaj Shala, me një përvojë të gjatë profesionale në komunikim dhe marrëdhënie institucionale, ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë pozitën e Shefes së Protokollit dhe Këshilltares Politike të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Ligjërata u përqendrua në rëndësinë e komunikimit efektiv në mjedisin akademik dhe profesional, zhvillimin e vetëbesimit gjatë prezantimeve publike, si dhe në aftësitë e nevojshme për të komunikuar qartë, në mënyrë të argumentuar dhe bindëse.
Përmes aktiviteteve të tilla, Kolegji Tempulli synon t'u ofrojë studentëve mundësi shtesë për zhvillimin e kompetencave profesionale dhe të aftësive të buta (soft skills), të cilat janë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin në karrierë.
Tempulli falënderon znj. Shenaj Shala për gatishmërinë, kontributin dhe ndarjen e përvojës së saj profesionale me studentët.
.png)


