top of page

Kolegji Tempulli mirëpret gjeneratën e re të studentëve

12 minutes ago
1 min read

“Rrugëtimi juaj akademik fillon sot!” – me këtë mesazh frymëzues, Kolegji Tempulli javën e kaluar mirëpriti studentët e rinj të vitit akademik 2026/2027, duke shënuar njëkohësisht 25 vjet nga gjenerata e parë e studentëve brucoshë.


Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv, Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, rikujtoi gjeneratën e parë të Tempullit në vitin vitin akademik 2001/2002 dhe theksoi rëndësinë e dijes, përkushtimit dhe përgatitjes profesionale përballë zhvillimeve të reja teknologjike.


“Njëzet e pesë vjet më parë, filluam një histori me gjeneratën e parë të studentëve të Tempullit. Sot, ajo histori vazhdon me ju.”


Studentët u inkurajuan të shohin përtej diplomës, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron jeta akademike.

Kolegji Tempulli vazhdon misionin e tij në arsimimin dhe përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.


Gjeneratat ndryshojnë, por ëndrrat mbeten!

Mirë se vini në Kolegjin Tempulli!

 
 
bottom of page