NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN TEKNIK TE BURSËS

Prishtinë/Bursa
Kolegji Tempulli nis javën me një zhvillim të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të partneriteteve akademike.
Kolegji Tempulli dhe Universiteti teknik i Bursës (BTU) nga Turqia, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim akademik, duke krijuar një kornizë të re bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.
Marrëveshja hap mundësi konkrete për studentët, stafin akademik dhe zhvillimin shkencor të Tempullit, përmes shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik e administrativ, bashkëpunimit në punime diplome dhe kërkime shkencore, realizimit të projekteve të përbashkëta kërkimore, ligjëratave, konferencave, simpoziumeve dhe aktiviteteve të tjera akademike e shkencore.
Marrëveshja është nënshkruar nga Prof. Dr. Naci Çağlar, Rektor i Bursa Technical University, dhe Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, Drejtor i Kolegjit Tempulli, dhe është paraparë të jetë në fuqi për një periudhë pesëvjeçare.
“Ky partneritet shënon një tjetër hap të rëndësishëm në strategjinë e Kolegjit Tempulli për ndërkombëtarizimin e arsimit, fuqizimin e kërkimit shkencor dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik” tha profesor Krasniqi.
.png)


