Thirrje për konsulent/kompani kërkimore për realizim të Vlerësimit të mangësive në aftësitë digjitale në sektorin e transportit dhe logjistikës në Kosovë dhe Shqipëri
- 24 hours ago
- 1 min read

Kolegji Tempulli, në kuadër të projektit “Mjetet Digjitale dhe Trajnimi për Aftësitë Digjitale për Sektorin e Transportit dhe Logjistikës në Kosovë dhe Shqipëri”, të mbështetur nga Programi RECONOMY, i zbatuar nga HELVETAS dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), hap thirrje për angazhimin e një konsulenti individual ose kompanie kërkimore.
Qëllimi i angazhimit është realizimi i “Gender-sensitive Digital Skills Gap Assessment” për sektorin e transportit dhe logjistikës në Kosovë dhe Shqipëri.
Termat e References i gjeni në këtë link.
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të na shkruani në info@tempulli.org
Afati i fundit për aplikim është 25 Gusht, 2026.
RECONOMY është një program gjithëpërfshirës dhe i gjelbër për zhvillimin ekonomik i Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), i zbatuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në vendet e Partneritetit Lindor dhe të Ballkanit Perëndimor.
.png)


