Tempulli nënshkruan Marrëveshje Erasmus+ me Grupa Uczelni Vistula në Poloni
- 1 day ago
- 1 min read

Tempulli nënshkruan Marrëveshje Erasmus+ me Grupa Uczelni Vistula në Poloni
Kolegji Tempulli vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin e tij ndërkombëtar duke nënshkruar Marrëveshjen Ndërinstitucionale Erasmus+ me Vistula University nga Varshava, Poloni. Marrëveshja është pjesë e programit Erasmus+ për mobilitetin ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve partnere.
Ky bashkëpunim krijon mundësi të reja për shkëmbimin e studentëve, duke u mundësuar atyre të zhvillojnë një pjesë të studimeve në një universitet prestigjioz evropian, mobilitetin e stafit akademik dhe administrativ dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta, forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të Kolegjit Tempulli dhe dëshmon angazhimin tonë për t'u ofruar studentëve dhe stafit mundësi gjithnjë e më të mëdha për zhvillim akademik dhe profesional në nivel evropian.
Tempulli College – Connecting Knowledge, Creating Opportunities.
.png)


