Prof. Dr. Muhamed Krasniqi ligjëron për rëndësinë e ESG-së në kompanitë e transportit në Kosovë
Kolegji Tempulli organizoi një aktivitet informues dhe trajnues për rëndësinë e zbatimit të parimeve ESG në sektorin e transportit dhe logjistikës në Kosovë.
Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, njëherësh trajner për praktikat ESG (Environmental, Social and Governance – Mjedisi, Përgjegjësia Sociale dhe Qeverisja), mbajti një ligjëratë me kandidatë dhe përfaqësues të sektorit të transportit, duke trajtuar rëndësinë e integrimit të këtyre parimeve në veprimtarinë e kompanive të transportit në Kosovë.

Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e përgjegjësisë mjedisore, përfshirjes sociale dhe qeverisjes së mirë si elemente thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve. Zbatimi i praktikave ESG u prezantua si një mundësi për kompanitë që të përmirësojnë performancën e tyre, të rrisin përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe shoqërisë, si dhe të përshtaten me kërkesat dhe standardet bashkëkohore të sektorit.

Aktiviteti u mbajt më 6 tetor 2026, në ambientet e Kolegjit Tempulli, në kuadër të projektit SEE-GL – Skills and Employment Enhancement in Green Logistics, i cili synon zhvillimin e aftësive dhe rritjen e punësimit në fushën e logjistikës së gjelbër.
Përmes aktiviteteve të tilla, Kolegji Tempulli vazhdon të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit të transportit e logjistikës në Kosovë.

.png)


