Një tjetër hap drejt ndërkombëtarizimit – Kolegji Tempulli nënshkruan marrëveshje me Institutin IKSA
- 1 day ago
- 1 min read

Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe pas organizimit me sukses të Konferencës së 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime shkencore, Kolegji Tempulli ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin IKSAD, me seli në Ankara, Turqi.
Kjo marrëveshje synon zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Tempulli dhe Institutit IKSAD në fushën akademike dhe shkencore, mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.
Përmes këtij partneriteti, Kolegji Tempulli do të ketë mundësi të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimeve me universitete dhe institucione të arsimit të lartë në Turqi dhe në vende të tjera të botës, duke pasur parasysh se Instituti IKSAD gëzon partneritete të konsoliduara me një numër të madh universitetesh ndërkombëtare.
Një komponent i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është edhe krijimi i mundësive për publikimin e punimeve shkencore të stafit akademik të Kolegjit Tempulli në revista shkencore ndërkombëtare me të cilat Instituti IKSAD ka marrëveshje bashkëpunimi, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe promovimin e veprimtarisë akademike të institucionit në arenën ndërkombëtare.
Kjo marrëveshje është nënshrkuar nga Dr. Mustafa Latif EMEK, President i Institutit IKSAD dhe Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli.
.png)


