Kolegji Tempulli zhvillon Punëtorinë III-të me Stafin Akademik për Hartim të RVV
Prishtinë, 2026
Kolegji Tempulli zhvilloi Punëtorinë III në kuadër të procesit të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit Institucional, me fokus në stafin akademik, kërkimin shkencor dhe të aplikuar, inovacionin dhe ndërkombëtarizimin.
Punëtoria shërbeu si një platformë për diskutim dhe reflektim mbi zhvillimin akademik të institucionit, mbështetjen e stafit në kërkimin shkencor dhe të aplikuar, si dhe mundësitë për rritjen e aktiviteteve inovative dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin profesional dhe akademik të stafit, avancimin e kapaciteteve kërkimore, përfshirjen në projekte dhe iniciativa ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit.
Punëtoria kontribuoi në procesin e vazhdueshëm të sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë në Kolegjin Tempulli, duke ofruar rekomandime dhe orientime konkrete për zhvillimin e mëtejshëm institucional.

Rezultatet e diskutimeve do të integrohen në Raportin e Vetëvlerësimit Institucional dhe do të shërbejnë si bazë për planifikimin e veprimeve të mëtejshme për zhvillimin akademik, kërkimor dhe ndërkombëtar të Kolegjit.
.png)


