top of page

Kolegji Tempulli zhvillon Punëtorinë e Tretë për hartimin e Planit të Veprimit 2026–2030

Oct 10, 2025
1 min read

Updated: Oct 6


Prishtinë, October 2025

Kolegji Tempulli zhvilloi Punëtorinë e Tretë në kuadër të procesit të hartimit të Planit Strategjik 2026–2030, me fokus në përkthimin e objektivave strategjike në aktivitete konkrete dhe të realizueshme.

Gjatë punëtorisë u diskutua struktura e Planit të Veprimit, duke përcaktuar aktivitetet kryesore, përgjegjësit institucionalë, afatet kohore, burimet e nevojshme dhe rezultatet e pritshme.

Një pjesë e rëndësishme e punëtorisë iu kushtua kostimit të aktiviteteve dhe lidhjes së tyre me burimet financiare të nevojshme për zbatim. Qëllimi ishte që objektivat strategjike të mbështeten me aktivitete të planifikuara dhe burime të përcaktuara.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan zhvillimin e një kornize për menaxhimin e rreziqeve, me identifikimin e rreziqeve të mundshme, masave parandaluese dhe përgjegjësive për menaxhimin e tyre.

Në kuadër të punëtorisë u trajtuan edhe mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik, si dhe mënyrat e komunikimit të progresit dhe rezultateve tek palët përkatëse.

Rezultatet e kësaj pune do të integrohen në draftin e Planit Strategjik 2026–2030 dhe Planin e Veprimit të Kolegjit Tempulli.


 
 
bottom of page