Kolegji Tempulli pjesë e EXPO DIASPORA 2026
- 2 days ago
- 1 min read

Shtandin e Kolegjit Tempulli në EXPO DIASPORA 2026 e vizitoi ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila. Gjatë vizitës, ajo u njoh nga afër me programet studimore, trajnimet profesionale dhe aktivitetet që Kolegji Tempulli zhvillon në fushën e trafikut, transportit, logjistikës dhe sigurisë rrugore, si dhe me projektet dhe bashkëpunimet e tij me industrinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ky panair paraqet një mundësi të shkëlqyer për t’u takuar me bashkatdhetarët tanë, partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, duke promovuar arsimin cilësor, zhvillimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Ju ftojmë të na vizitoni në shtandin tonë deri më 18 gusht dhe të njiheni nga afër me mundësitë që ofron Kolegji Tempulli për arsimim, aftësim profesional dhe zhvillim të karrierës.
.png)


