Arrihet Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Tempulli dhe Tirana Business University College
- 1 day ago
- 1 min read
Updated: 3 hours ago

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të nismave të përbashkëta akademike e shkencore ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë, u nënshkrua marrëveshja kornizë e bashkëpunimit, e bazuar në parimet e cilësisë akademike, mobilitetit ndërinstitucional dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kapaciteteve kërkimore.
Marrëveshja përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh bashkëpunuese, duke përfshirë shkëmbimin reciprok të stafit akademik, kërkuesve shkencorë, studentëve dhe stafit administrativ, si dhe organizimin e shkollave verore, seminareve shkencore dhe aktiviteteve të tjera për transferim dhe avancim të njohurive.
Ajo parasheh gjithashtu zhvillimin dhe aplikimin e përbashkët në projekte kërkimore me karakter shkencor dhe aplikativ, harmonizimin e programeve të studimit, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale përmes mobilitetit administrativ dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.
Kjo marrëveshje vjen si rezultat i përkushtimit të profesorëve të Kolegjit Tempulli, të cilët, në kuadër të bashkëpunimeve të tyre profesionale, realizuan një vizitë pune në Tiranë, gjatë së cilës u formalizua edhe ky partneritet i ri institucional.
.png)






