Agjencia e Kosovës për Akreditim monitoron Kolegjin Tempulli
- info7836141
- Oct 10
- 1 min read
Në kuadër të vizitave të rregullta të fillimit të vitit akademik 2025/2026, Kolegji Tempulli pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij ekipin monitorues nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).
Gjatë takimit, zyrtarët e AKA-së përcollën urimet për fillimin e vitit të ri akademik dhe zhvilluan një diskutim të frytshëm me stafin akademik të kolegjit, duke trajtuar çështje që lidhen me:
• zbatimin e standardeve të akreditimit;
• përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike;
• forcimin e mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë;
• përputhjen me kërkesat e Manualit të Akreditimit dhe Rregullores për Monitorim dhe procedurat pasakredituese.
Profesorët e Kolegjit Tempulli theksuan vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre për qasjen profesionale, udhëzimet konstruktive dhe bashkëpunimin e hapur që karakterizoi ekipin monitorues gjatë kësaj vizite.
Ky bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet AKA-së dhe Kolegjit Tempulli përbën një shembull të mirë të përkushtimit institucional ndaj cilësisë, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në arsimin e lartë, në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.










