top of page

Zhvillohet Punëtoria e parë në kuadër të procesit të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit për riakreditim institucional

Jun 19
1 min read


Në kuadër të procesit të zhvillimit të Raportit të Vetëvlerësimit për riakreditim institucional, u zhvillua Punëtoria I-rë me temë “Qeverisja, planifikimi strategjik, financat dhe sigurimi i cilësisë”.


Kjo punëtori kishte për qëllim të mbështesë procesin e vetëvlerësimit institucional dhe të kontribuojë në një analizë të strukturuar të fushave kryesore që lidhen me qeverisjen, planifikimin strategjik, menaxhimin financiar dhe sigurimin e cilësisë.


Gjatë punëtorisë u trajtuan çështje që lidhen me efektivitetin e strukturave të qeverisjes, realizimin dhe monitorimin e objektivave strategjike, menaxhimin e burimeve financiare dhe mekanizmat institucionalë për sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.


Pjesëmarrës ishin menaxhmenti, stafi akademik, stafi administrativ, përfaqësues nga studentët, ku diskutuan mbi praktikat aktuale institucionale, sfidat dhe mundësitë për përmirësim, si dhe mbi rëndësinë e dëshmive dhe të dhënave në procesin e vetëvlerësimit.

Në mënyrë të veçantë, u theksua nevoja për një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse në përgatitjen e Raportit të Vetëvlerësimit, në përputhje me kërkesat dhe standardet e akreditimit institucional.


Punëtoria përbën një nga aktivitetet e rëndësishme në kuadër të përgatitjes së institucionit për procesin e riakreditimit institucional, duke synuar forcimin e kulturës së cilësisë, rritjen e transparencës dhe identifikimin e fushave për zhvillim të mëtejshëm.


Procesi i hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit do të vijojë me trajtimin e fushave të tjera përkatëse, me synim përgatitjen e një raporti gjithëpërfshirës që pasqyron në mënyrë objektive gjendjen, arritjet dhe nevojat për përmirësim të institucionit dhe përmbushjes së standardeve të cilësisë të përcaktuara në manual.

 
 
bottom of page