Zhvillohet Punëtoria e dytë në kuadër të procesit të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit për riakreditim institucional

Në kuadër të procesit të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit për riakreditim institucional, u zhvillua Punëtoria e Dytë me temë “Programet e studimit, mësimdhënia, mësimnxënia dhe studentët”.
Kjo punëtori kishte për qëllim të mbështesë procesin e vetëvlerësimit institucional përmes analizimit të aspekteve kryesore që lidhen me programet e studimit, procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe përvojën dhe përfshirjen e studentëve në jetën akademike dhe institucionale.
Gjatë punëtorisë u trajtuan çështje që lidhen me zhvillimin dhe relevancën e programeve të studimit, cilësinë e procesit mësimor, qasjet dhe metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies, vlerësimin e studentëve, si dhe mekanizmat për mbështetjen dhe përfshirjen e tyre në proceset akademike.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ, si dhe përfaqësues të studentëve. Përmes diskutimeve të përbashkëta u analizuan praktikat aktuale institucionale, sfidat dhe mundësitë për përmirësim, duke i kushtuar vëmendje të veçantë rolit të studentëve dhe përvojës së tyre gjatë studimeve.
Një fokus i veçantë iu kushtua rëndësisë së përputhshmërisë së programeve të studimit me nevojat dhe objektivat institucionale, sigurimit të cilësisë në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe përdorimit të dëshmive dhe të dhënave për të vlerësuar dhe përmirësuar vazhdimisht cilësinë akademike.
Punëtoria përbën një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të përgatitjes së institucionit për procesin e riakreditimit institucional, duke kontribuar në identifikimin e praktikave të mira, sfidave dhe fushave për përmirësim në funksion të rritjes së cilësisë së programeve dhe përvojës studentore.
Procesi i hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit do të vijojë me trajtimin e fushave të tjera përkatëse, me synim përgatitjen e një raporti gjithëpërfshirës që pasqyron në mënyrë objektive gjendjen, arritjet dhe nevojat për përmirësim të institucionit, si dhe nivelin e përmbushjes së standardeve të cilësisë të përcaktuara në manualin përkatës.
.png)


