top of page

Workshop mbi Mbrojtjen e Pronës Intelektuale dhe të Drejtave Autoriale në Kolegjin Tempulli

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Në ambientet e Kolegji Tempulli u mbajt një workshop informues me temë mbrojtjen e pronës intelektuale, të drejtave autoriale dhe procedurave përkatëse ligjore, i ligjëruar nga Avdi Kastrati, Drejtor i Agjencionit për Pronësi Industriale njëherësh Alumni i Kolegjit Tempulli.


Gjatë workshop-it, z. Kastrati diskutoi rëndësinë e mbrojtjes së pronës intelektuale në institucionet akademike dhe në sektorin profesional, duke u ndalur te patentat, markat tregtare, të drejtat autoriale dhe mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e tyre. Ai gjithashtu prezantoi procedurat e aplikimit dhe regjistrimit të pronës industriale, si dhe sfidat më të zakonshme me të cilat përballen autorët dhe institucionet.


Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë raste konkrete dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me mbrojtjen e ideve, publikimeve shkencore dhe produkteve kreative në kontekstin akademik dhe profesional.


Kolegji Tempulli vlerëson lartë kontributin e alumnëve të tij në ndarjen e përvojave profesionale dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe institucioneve relevante të vendit. Workshop-i u konsiderua një mundësi e rëndësishme për ngritjen e vetëdijes së stafit mbi rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së pronës intelektuale.

 
 
bottom of page