top of page

U mbajt mbledhja e Komitetit të Programit në Kolegjin Tempull

  • Feb 11
  • 1 min read

10.02.2026

Në ambientet e Kolegji Tempulli u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit të Programit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve akademikë, koordinatorëve të programeve, përfaqësuesve të administratës dhe përfaqësuesve të studentëve.

Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin dhe avancimin e programeve studimore, duke përfshirë:

  • Analizën e realizimit të plan-programeve për semestrin aktual

  • Vijueshmëria dhe pjesëmarrja në provime

  • Rishikimin e përmbajtjes së syllabuseve dhe literaturës

  • Bashkëpunim me industrinë dhe realizim të vizitave dhe praktikave.

Komiteti vlerësoi progresin e arritur dhe theksoi rëndësinë e përditësimit të vazhdueshëm të procesit të mësimit në përputhje me standardet kombëtare të akreditimit dhe zhvillimet evropiane në fushën e arsimit të lartë.


 
 
bottom of page