Thirrje për financim të punimeve shkencore për stafin akademik

Në mbështetje të Statutit të Kolegjit Tempulli, Neni 132, Rregullores për Hulumtime Shkencore, si dhe në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues i dates 12.12.2024, Drejtori i Kolegjit Tempulli shpall:
Thirrje për financim të punimeve shkencore për stafin akademik
Të drejtë aplikimi kanë i gjithë stafi akademik i rregullt i Kolegjit Tempulli, i cili ka publikuar tërësisht hulumtimin shkencor në revista shkencore të indeksuara në platformat:
· Clarivate Analytics – Web of Science (SCIE, SSCI, AHCI)
· SCOPUS
Botimet shkencore në revista apo shtëpi botuese të dyshimta nuk do të merren në konsideratë dhe nuk do të rimbursohen.
Kushtet e pranueshmërisë
· Do të merren në konsideratë vetëm punimet e publikuara dhe të indeksuara pas thirrjes së fundit për financim nga ana e Kolegjit Tempulli.
· Kërkesa duhet të dorëzohet jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit të punimit.
· Kërkesa i dërgohet Komisionit për Hulumtime Shkencore.
Financimi i pjesëmarrjes në konferenca
Gjithashtu, ftohet stafi akademik të paraqesë kërkesë për mbulimin e shpenzimeve financiare për pjesëmarrje në:
· Konferenca shkencore ndërkombëtare
· Simpoziume
· Kongrese
· Punëtori
· Forume shkencore ndërkombëtare
Dokumentacioni i nevojshëm
Kërkesat për financim të publikimeve shkencore ose pjesëmarrjes në konferenca duhet të dorëzohen në formë elektronike dhe fizike, dhe të përmbajnë dokumentet në vijim:
· Deklarata etike
· Formulari i kërkesës për financim të publikimit shkencor apo pjesëmarrjes në konferencë
· Kopje e punimit të publikuar
· Ftesa për pjesëmarrje në konferencë (nëse aplikohet për konferencë)
· Dëshmia e pagesës (transferit)
· Screenshot/dëshmi që punimi është i indeksuar në platformat e lartpërmendura (vlen për publikime)
Afati i aplikimit
Aplikimi bëhet nga data 03.02.2025 deri më 15.02.2025, ora 16:00.
Për çdo informatë shtesë, ju lutemi kontaktoni: Prof. Mevlan Bixhaku Kryetar i Komisionit për Hulumtime Shkencore
.png)


