Thirrje për aplikim për studentët e Kolegjit Tempulli
- info7836141
- Jan 26
- 1 min read

Ftojmë të gjithë studentët e Kolegjit Tempulli të bëhen pjesë e Shkollës Verore Ndërkombëtare 2026 mbi Transportin Publik Ndërkufitar të Aksesueshëm, Pa Barriera dhe Gjithëpërfshirës, një program akademik prestigjioz që synon zhvillimin e njohurive dhe kompetencave profesionale në fushën e mobilitetit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Evropë.
Kolegjit Tempulli, edhe këtë vit është bashkë-organizator akademik, duke kontribuar në përmbajtjen shkencore dhe duke ndarë përvojat akademike e profesionale të stafit dhe studentëve të tij në një platformë ndërkombëtare.
Kohëzgjatja
Sesione online: Qershor – Korrik 2026
Pjesa fizike: 29 qershor – 3 korrik 2026
Vendi
University of Žilina, Sllovaki
(përfshirë vizitë studimore në terren)
Pjesëmarrësit
Studentë të nivelit Bachelor, Master dhe Doktoratë, të interesuar në:
aksesueshmëri
mobilitet të qëndrueshëm
dizajn gjithëpërfshirës
politika evropiane të transportit
Organizatorët & Partnerët
Shkolla Verore organizohet për herë të tretë nga:
Austrian Association in Support of the Blind and Visually Impaired
European Platform of Transport Sciences (EPTS)
University of Žilina – Universiteti mikpritës
Kolegji Tempulli – Bashkë-organizator akademik
CY Cergy Paris University, Francë – Universitet partner
Programi përfshin
Leksione nga ekspertë ndërkombëtarë të aksesueshmërisë dhe transportit publik
Punëtori interaktive dhe aktivitete praktike
Analizë të sfidave reale dhe zgjidhjeve bashkëkohore për sisteme transporti gjithëpërfshirëse
Mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim akademik dhe profesional në nivel evropian
Pse të aplikoni?
Kjo shkollë verore është një mundësi unike për studentët që dëshirojnë të kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e transportit publik gjithëpërfshirës, të aksesueshëm dhe pa barriera, në përputhje me politikat dhe standardet evropiane.
Afati i aplikimit
28 shkurt 2026
Aplikimi
Për sqarime shtesë kontaktoni zyrën për mardhënie ndërkombëtare të Kolegjit Tempulli.
.png)






