Tempulli zyrtarizon bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionin e arsimit te lartë NOA nga Ljubljana, Slloveni.
- 5 minutes ago
- 1 min read

Kolegji Tempulli ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky memorandum paraqet një bazë të rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit afatgjatë në fushën e shkencave teknike, duke krijuar mundësi të reja për avancimin akademik, profesional dhe shkencor të të dy institucioneve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, parashihen aktivitete me interes të përbashkët. Ky memorandum dëshmon përkushtimin e Tempulli College për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me institucione serioze të arsimit të lartë në Evropë, duke rritur ndërkombëtarizimin, cilësinë akademike dhe lidhjen e arsimit me praktikën reale dhe nevojat e industrisë.
Përmes kësaj marrëveshjeje, Tempulli vazhdon të forcojë pozicionin e tij si institucion modern, vizionar dhe aktiv në skenën rajonale e ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Ky është një tjetër sukses që konfirmon vizionin e Kolegjit Tempulli për arsim cilësor, partneritete strategjike dhe zhvillim të qëndrueshëm akademik.
.png)


