top of page

Tempulli në skenën globale - përfaqësim unik në hapjen e konferencës ndërkombëtare në Tiranë

  • 23 hours ago
  • 1 min read


Kolegji Tempulli ka nderin dhe krenarinë të njoftojë se Prof. Dr. Muhamed Krasniqi përfaqësoi institucionin në nivelin më të lartë akademik ndërkombëtar, duke qenë profesori i vetëm nga Kosova dhe vendet fqinje, i ftuar në cilësinë e Keynote Speaker në ceremoninë hapëse të konferencës ndërkombëtare ICISE 2026, e mbajtur në Tiranë.


Në këtë ngjarje të rëndësishme dyditore, e cila mblodhi studiues, profesorë dhe ekspertë nga e gjithë bota, Prof. Dr. Krasniqi mbajti një fjalim kyç në hapje, duke prezantuar hulumtimin e tij të thelluar dhjetëvjeçar me titull:

“Road Safety as a Systemic Component of Sustainable Development: A Ten-year Review of Policy, Data and Institutional Change in Kosovo (2015–2025) within the Western Balkans Context”


Ky prezantim u vlerësua lart për qasjen sistemike, analizën shkencore dhe ndikimin praktik në zhvillimin e politikave të sigurisë rrugore, duke nxitur diskutime të gjera dhe reflektime të thella në mesin e pjesëmarrësve ndërkombëtarë.


Përzgjedhja e Profesor Krasniqit si Keynote Speaker në hapje të kësaj ngjarje, përfaqëson një njohje të jashtëzakonshme të kontributit të tij akademik dhe profesional, si dhe një afirmim të fuqishëm të rolit të Kolegji Tempulli në skenën ndërkombëtare të arsimit dhe kërkimit shkencor.


Ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të dijes dhe promovimit të ekspertizës nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

 
 
bottom of page