Tempulli në qendër të diskutimeve për të ardhmen e transportit dhe inovacionit në Evropë
- May 19
- 1 min read
Budapest, Hungari
19 Maj 2026
Në kuadër të workshop-it ndërkombëtar “Bridging Research and Innovation in the Western Balkans and EU Neighbouring Regions”, të organizuar nga Komuniteti i transportit, në Budapest paralelisht me Takimin e 23-të të Komitetit Teknik të Rrugëve, Kolegji Tempulli ishte pjesë aktive e diskutimeve mbi të ardhmen e mobilitetit, sigurisë rrugore dhe transportit inteligjent.
Në këtë ngjarje ndërkombëtare prezantoi edhe Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, i cili ndau përvojat, sfidat dhe perspektivat lidhur me zhvillimin e transportit, inovacionin dhe sigurinë rrugore në Kosovë dhe rajon. Prezantimi i tij u vlerësua shumë nga të pranishmit për qasjen profesionale, përmbajtjen konkrete dhe vizionin modern për zhvillimin e sistemeve të transportit dhe mobilitetit të qëndrueshëm.
Diskutimet u fokusuan në një pyetje kyçe, si mund të ndihmojnë kërkimi shkencor, të dhënat dhe teknologjia që qytetarët të udhëtojnë më sigurt, të marrin informata më të sakta dhe të përfitojnë nga shërbime transporti më efikase?
Tempulli vazhdon të forcojë rolin e tij si institucion aktiv në skenën ndërkombëtare, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi transporti më të sigurt, më të mençur dhe më të qëndrueshëm për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme.
.png)








