top of page

Tempulli mbyll vitin 2025 duke nderuar profesorët për angazhimin e tyre

Kolegji Tempulli përmbylli vitin 2025 me një koktej mirënjohjeje dhe reflektimi, duke nderuar profesorët për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar gjatë gjithë vitit akademik.


Ky përmbyllje vjen në një vit të veçantë për institucionin, ku shënon edhe 33 vite punë, përkushtim dhe rritje të vazhdueshme. Nga fillimet e vështira të viteve ’90, kur Tempulli lindi si nevojë për mbijetesë dhe dinjitet, e deri sot, ky institucion është ndërtuar mbi punën, durimin dhe besimin e njerëzve që e kanë mbajtur gjallë misionin e tij – brez pas brezi.


Angazhimi i vazhdueshëm i stafit akademik, administrative dhe bashkëpunëtorëve besnik ndër vite, ka qenë thelbësor në ruajtjen e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin e programeve akademike dhe formimin profesional të studentëve tanë. Profesorët e Tempullit nuk kanë qenë vetëm ligjërues, por edhe mentorë, udhërrëfyes dhe mbështetje e vazhdueshme për studentët, duke punuar jo vetëm për detyrë, por për pasion, mision dhe përgjegjësi akademike.


Kjo ngjarje shërbeu si një moment reflektimi dhe falënderimi, duke riafirmuar rolin kyç të profesorëve dhe të gjithë stafit në ndërtimin e së ardhmes akademike dhe institucionale të Tempullit. Ashtu si një orkestër ku çdo instrument ka rëndësinë e vet, edhe Tempulli është ndërtuar nga harmonia e përpjekjeve të përbashkëta, ku secili profesor ka dhënë notën e tij të pazëvendësueshme.


Kolegji Tempulli shpreh mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë profesorët për besimin, punën dhe rrugëtimin e përbashkët dhe u uron suksese të mëtejme në vitin e ardhshëm akademik, me shëndet, energji dhe motivim për arritje të reja.


Gëzuar dhe faleminderit!

 
 
bottom of page