Tempulli mbyll javën me një sukses tjetër: Marrëveshje bashkëpunimi me Western Balkans University në Tiranë
- info7836141
- 3 hours ago
- 1 min read

Kolegji Tempulli dhe Western Balkans University (WBU) kanë nënshkruar në Tiranë një Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Kërkim Shkencor, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Dr. Muhamed Krasniqi, Drejtor Ekzekutiv i Tempullit, dhe Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Western Balkans University.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët janë zotuar të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, përfshirë shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimin e ligjëratave, seminareve dhe trajnimeve afatshkurtra, zhvillimin e programeve të dyfishta të studimit, nxitjen e programeve për start-up dhe inkubim, si dhe bashkëpunimin në aktivitete kulturore dhe sportive.
Marrëveshja parasheh gjithashtu bashkëpunim të strukturuar në projekte kërkimore dhe shkencore, shkëmbim publikimesh akademike dhe organizim konferencash ndërkombëtare në fusha me interes të përbashkët.
Tempulli dhe WBU e konsiderojnë këtë bashkëpunim si një platformë të rëndësishme për krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik, si dhe për forcimin e rolit të arsimit dhe kërkimit shkencor në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
.png)






