top of page

Tempulli dhe FRED Engineering nga Italia, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për projekte ndërkombëtare në sigurinë rrugore dhe mobilitetin e qëndrueshëm

ree

Kolegji Tempulli ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë prestigjioze ndërkombëtare FRED Engineering, duke hapur një kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e sigurisë rrugore, mobilitetit inteligjent dhe zhvillimit të qëndrueshëm të infrastrukturës së transportit.


Kjo marrëveshje vendos bazat për partneritete të përbashkëta në projekte kërkimore, konsulencë profesionale, shkëmbime ekspertize, zhvillim programesh akademike, si dhe aplikime të përbashkëta në thirrjet ndërkombëtare për vitin 2026 dhe më tej.


FRED Engineering, me seli në Romë, Itali, është një nga kompanitë lidere në Evropë në fushën e inxhinierisë rrugore, auditimit të sigurisë, reziliencës ndaj ndryshimeve klimatike dhe planifikimit të mobilitetit, me projekte të realizuara në disa kontinente. Për Tempullin, ky është një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e ndërkombëtarizimit të programeve studimore dhe forcimit të rolit të institucionit në ekosistemin global të sigurisë rrugore.


 
 
bottom of page