top of page

Tempulli dhe Dita e Tokës - Kur edukimi bëhet forcë për të shpëtuar planeti

  • 21 hours ago
  • 1 min read

Në shënimin e Ditë së Tokës, Kolegji Tempulli riafirmon pozicionin e vet, si një nga institucionet më të avancuara në rajon në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm përmes edukimit, kërkimit shkencor dhe projekteve ndërkombëtare në sektorin e transportit dhe logjistikës.


Në këtë kontekst, një arritje me rëndësi të veçantë është përfshirja aktive e Kolegjit Tempulli në projektin prestigjioz rajonal “ESG in Transport & Logistics – Training for Trainers (SEE GL)”, ku Tempulli përfaqëson Kosovën si partneri i vetem. Ky projekt strategjik synon fuqizimin e trajnerëve, profesorëve dhe ekspertëve të fushës për integrimin e parimeve të ESG (Environmental, Social and Governance) në programet arsimore dhe trajnimet profesionale, duke i pozicionuar ato përtej kërkesave rregullative – si një avantazh konkurrues në tregun evropian të punës.


Në këtë ditë simbolike për planetin, Kolegji Tempulli dërgon një mesazh të qartë, se e ardhmja e qëndrueshme ndërtohet përmes dijes, inovacionit dhe lidershipit akademik dhe Tempulli është në ballë të këtij transformimi.

 
 
bottom of page