Tempulli bëhet pjesë e European Higher Education Sector Observatory (EHESO)
- info7836141
- 2 days ago
- 1 min read

Një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes së cilësisë në arsimin e lartë
Kolegji Tempulli ka marrë njoftimin zyrtar që tashmë është pjesë e European Higher Education Sector Observatory (EHESO).
EHESO është një nga mekanizmat më të avancuar në Evropë për mbledhjen, analizimin dhe krahasimin e të dhënave institucionale në arsimin e lartë. EHESO është një “pasqyrë evropiane” ku mblidhen dhe krahasohen të dhënat e universiteteve, kolegjeve, për t’i ndihmuar që ato të përmirësohen dhe të forcojnë pozicionin e tyre ndërkombëtar.
Përfshirja në këtë platformë prestigjioze konfirmon edhe një herë pozicionin e Tempullit si institucion vizionar, të përkushtuar ndaj transparencës, cilësisë, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
.png)






