Përfundon me sukses trajnimi praktik në aftësi digjitale për transport dhe logjistikë në Prishtinë
Kolegji Tempulli zhvilloi me sukses në Prishtinë, nga 23 deri më 25 nëntor 2026, trajnimin praktik në aftësi digjitale për sektorin e transportit dhe logjistikës. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit "Mjete digjitale dhe trajnim për aftësi digjitale për sektorin e transportit dhe logjistikës në Kosovë dhe Shqipëri". Projekti mbështetet nga programi RECONOMY, të cilin e zbaton HELVETAS me financim të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida).
Gjatë tri ditëve u mbajtën gjashtë sesione praktike, me 72 pjesëmarrje gjithsej. Pjesëmarrësit punuan me sistemet ERP dhe ato doganore, me dokumentet elektronike të transportit, me analizën e të dhënave dhe raportimin ESG, si dhe me rregullat për CBAM. Sesionet trajtuan edhe komunikimin digjital, sigurinë kibernetike dhe përdorimin praktik të inteligjencës artificiale në logjistikë.
Morën pjesë shoferë, instruktorë dhe administratorë të autoshkollave, punonjës të kontrollit teknik, të institucioneve publike dhe të bizneseve private nga 13 komuna të Kosovës. Gratë përbënin mbi një të tretën e pjesëmarrjes (36%).
Trajnimi u ndërtua mbi kurrikulat modulare që u hartuan në bazë të vlerësimit të nevojave për aftësi digjitale në sektor. Qëllimi është që punonjësit e transportit dhe logjistikës të jenë më të përgatitur për digjitalizimin dhe për kërkesat e tregut evropian.
.png)


