top of page

Kolegji Tempulli zhvillon punëtorinë me Industrinë dhe Alumni në kuadër të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit Institucional

Aug 28
1 min read

Updated: Oct 16

Prishtinë, 28 gusht 2026 – Kolegji Tempulli zhvilloi punëtorinë me përfaqësues të industrisë dhe Alumni, në kuadër të procesit të hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit Institucional, me fokus në bashkëpunimin me industrinë dhe harmonizimin e programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës.


Në kuadër të kësaj punëtorie, Kolegji Tempulli zhvilloi një takim me përfaqësues të industrisë, Alumni dhe sektorit profesional, me qëllim të diskutimit mbi nevojat aktuale të tregut të punës, kompetencat e kërkuara nga punëdhënësit dhe mënyrat e përshtatjes së mëtejshme të kurrikulave me zhvillimet e sektorit, si dhe realizimin dhe forcimin e komponentës praktike të studimeve.


Gjatë takimit u diskutua veçanërisht për aftësitë profesionale, praktike dhe digjitale që kërkohen nga industria, si dhe për rëndësinë e përfshirjes së punëdhënësve dhe Alumni në procesin e përditësimit dhe zhvillimit të kurrikulave, me theks të veçantë në digjitalizimin dhe zhvillimin e kompetencave digjitale.


Rekomandimet dhe kontributet e përfaqësuesve të industrisë dhe Alumni do të shërbejnë si dëshmi në procesin e hartimit të Raportit të Vetëvlerësimit Institucional dhe do të kontribuojnë në identifikimin e fushave për përmirësim, si dhe në përcaktimin e masave konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të programeve të Kolegjit.

Kolegji Tempulli mbetet i përkushtuar ndaj një procesi të vazhdueshëm të sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë, duke forcuar bashkëpunimin me industrinë dhe Alumni, me synim që studentët të pajisen me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që i përgjigjen nevojave reale dhe ndryshuese të tregut të punës.


 
 
bottom of page