top of page

Nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” vizitojnë Kolegjin Tempulli


Kolegji Tempulli pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, në kuadër të një bashkëpunimi që tashmë është bërë tradicional ndërmjet dy institucioneve.


Ky bashkëpunim vjen natyrshëm duke pasur parasysh se Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, përveç drejtimeve të tjera profesionale, ofron edhe programe inxhinierike në fushën e transportit rrugor dhe transportit hekurudhor, fusha që përputhen drejtpërdrejt me profilin akademik dhe profesional të Kolegjit Tempulli.


Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me programet e studimit, mundësitë e aftësimit profesional, laboratorët praktikë dhe aktivitetet që lidhen me sigurinë rrugore, transportin dhe logjistikën.


Kolegji Tempulli mbetet një adresë e sigurt dhe e besueshme për të rinjtë që dëshirojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre profesional në fushën e transportit, sigurisë rrugore dhe profesioneve teknike të kërkuara në tregun e punës.


Ky bashkëpunim synon fuqizimin e lidhjes ndërmjet arsimit profesional dhe arsimit të lartë, duke krijuar ura të qëndrueshme për zhvillimin e karrierës së gjeneratave të reja.

 
 
bottom of page