Ligjëratë për studentë “Standardi i origjinalitetit dhe dukuria e plagjiaturës”
- info7836141
- May 19, 2024
- 1 min read
Updated: Mar 12

Kolegji Tempulli në kuadër të përpjekjeve të veta të vazhdueshme për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe trajnime shtesë për studentët dhe kursantët e vet, kësaj radhe ka organizuar ligjëratën e hapur me Profesorin Islam Musliu. Bashkëbisedimi virtual me profesorin Musliu është fokusuar në ofrimin e njohurive shtesë për studentët në lidhje me këto tema:
Si të shkruhet një punim shkencor dhe një punim diplome;
Standardi i origjinalitetit dhe dukuria e plagjiaturës;
Si të përdoret drejtë literatura dhe referencat gjatë shkrimit;
Mendimi dhe rëndësia e zhvillimit të mendimit kritik.
Pas përfundimit të ligjëratës studentët drejtuan pyetje të ndryshme për profesorin lidhur me temat e ligjëratës. Kjo ligjëratë padyshim se ishte e nevojshme për një përgatitje të duhur të studentëve për të qenë të gatshëm dhe me kompetencë për nevojat e tregut të punës. Në fund Sekretarja e Përgjithshme znj. Fatime Krasniqi ka falënderuar profesorin Musliu për kontributin e tij disa vjeçar në Kolegjin Tempulli.