top of page

Konkurs për vend të lirë pune

  • Apr 4
  • 2 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:

Koordinator/e për Sigurim të Cilësisë


1. Roli

Kolegji Tempulli kërkon një Koordinator/e për Sigurim të Cilësisë, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për organizimin, koordinimin dhe zbatimin e proceseve të sigurimit dhe vlerësimit të cilësisë në institucion.

Pozita ka për qëllim mbështetjen e funksionimit të sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare (përfshirë standardet e ENQA dhe kërkesat e AKA-së), si dhe sigurimin e përmirësimit të vazhdueshëm në fushat akademike dhe administrative. Koordinatori/ja do të bashkëpunojë ngushtë me menaxhmentin, Komisionin për Sigurim të Cilësisë dhe njësitë akademike dhe administrative për realizimin e aktiviteteve të cilësisë.


2. Detyrat dhe përgjegjësitë

- Organizon dhe koordinon procesin e sigurimit dhe vlerësimit të cilësisë në nivel institucional, programor.

- Mbështet funksionimin e Zyrës për Sigurim të Cilësisë si strukturë e pavarur institucionale.

- Grumbullon, përpunon dhe analizon të dhëna nga proceset e vlerësimit të cilësisë (studentë, staf akademik, administratë, alumni dhe punëdhënës).

- Përgatit raporte të rregullta të sigurimit të cilësisë dhe i paraqet ato tek menaxhmenti dhe organet relevante.

- Administron dhe koordinon procesin e vlerësimit të mësimdhënies, programeve studimore dhe shërbimeve institucionale.

- Mbështet Komisionin për Sigurim të Cilësisë në zbatimin e politikave, procedurave dhe kalendarit të cilësisë.

- Monitoron zbatimin e rekomandimeve nga raportet e vlerësimit dhe auditimet e brendshme dhe të jashtme.

- Koordinon përgatitjen e dokumentacionit për proceset e akreditimit dhe riakreditimit institucional dhe të programeve.

- Bashkëpunon me Koordinatorët e programeve dhe strukturat tjera për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe programeve.

- Mbështet procesin e hartimit dhe rishikimit të programeve studimore në përputhje me nevojat e tregut dhe rekomandimet e vlerësimeve.

- Koordinon proceset e përfshirjes së studentëve në sigurimin e cilësisë (pyetësorë, feedback, përfaqësim).

- Mirëmban databaza dhe dokumentacion për treguesit e cilësisë dhe raportimin institucional.

- Promovon kulturën e cilësisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm në institucion.

- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, në përputhje me rregulloret institucionale


3. Kualifikimet e nevojshme

- Diplomë universitare (preferohet Master).

- Përvojë pune së paku 2–3 vite në sigurim të cilësisënë institucione të arsimit të lartë

- Njohuri të mira të sistemeve të sigurimit të cilësisë, standardeve të ENQA dhe proceseve të akreditimit (AKA).

- Përvojë në mbledhjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave.

- Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe menaxhuese.

- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

- Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale dhe sistemeve të menaxhimit të të dhënave.

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).

- Integritet profesional dhe aftësi për të punuar në ekip.


Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Orari: 40 orë në javë

Dorëzimi i dokumentacionit:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026

 
 
bottom of page