Konkurs për vend të lirë pune
- Apr 4
- 3 min read

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:
Bartës/e të programit në fushën e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit
1. Roli
Kolegji Tempulli kërkon mësimdhënës “full time”, të cilët do të ushtrojnë rolin e Bartësit të Programit në fushën e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit. Bartësi i Programit është përgjegjës për udhëheqjen dhe realizimin akademik të programit, sigurimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin, zbatimin dhe përditësimin e kurrikulës dhe planprogrameve, si dhe për koordinimin e aktiviteteve akademike në përputhje me rregulloret institucionale dhe standardet profesionale të arsimit të lartë në fushën e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit. Pozita ka rol kyç në integrimin e mësimdhënies teorike me praktikën profesionale, në përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe në përfshirjen aktive të programit në proceset e akreditimit dhe zhvillimit akademik.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Ushtron rolin e Bartësit të Programit dhe mban përgjegjësi për realizimin akademik dhe funksionimin e rregullt të programit të studimit.
- Planifikon, zhvillon dhe realizon mësimdhënie në fushën e ekspertizës përkatëse, në përputhje me planprogramin dhe standardet akademike.
- Ofron konsultime akademike për studentët, sipas orarit të miratuar dhe nevojave të tyre akademike.
- Merr pjesë aktive në mbledhjet dhe aktivitetet akademike të organizuara nga strukturat përkatëse të Kolegjit.
- Kontribuon në zhvillimin, rishikimin dhe përditësimin e kurrikulës së programit, në përputhje me zhvillimet profesionale dhe kërkesat e fushës së Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit.
- Angazhohet në proceset e akreditimit dhe riakreditimit të programit studimor, në bashkëpunim me organet akademike dhe administrative.
- Kryen vlerësimin dhe notimin e studentëve në përputhje me rregulloret akademike dhe politikat institucionale.
- Zbaton metoda bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, duke integruar mësimin teorik me praktikën profesionale.
- Raporton rregullisht për punën dhe aktivitetet akademike pranë Koordinatorit dhe strukturave përkatëse.
- Realizon minimum dy (2) hulumtime shkencore gjatë vitit akademik, në përputhje me politikat kërkimore të institucionit.
- Mentoron dhe mbikëqyr tema diplome në nivelin Bachelor (BSc) dhe Master (MSc), sipas nevojës institucionale.
- Angazhohet në projekte akademike, kërkimore dhe zhvillimore, në përputhje me profilin dhe ekspertizën profesionale.
- Përgatit, zhvillon dhe përditëson materialet mësimore bazë dhe plotësuese për modulin/modulet që ligjëron.
- Kryen edhe detyra dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë, në përputhje me fushëveprimin e pozitës dhe rregulloret institucionale.
3. Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë Doktorature (PhD) në fushën e Inxhinierisë së Trafikut dhe Transportit ose fusha të afërta; ekuivalente me Nivelin 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe nostrifikim nga MASHTI nëse diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës.
- Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie universitare prej së paku 3 vitesh akademike (6 semestra).
- Të paktën 1 publikim shkencor në revista me impakt faktor >0, të indeksuara në Web of Science (WoS) ose Scopus, si autor i parë ose autor korrespondent.
- Përvojë në mentorim dhe mbikëqyrje të temave të diplomës në nivel Bachelor dhe/ose Master.
- Aftësi për zbatimin e metodave bashkëkohore dhe praktike të mësimdhënies, përfshirë integrimin e praktikës profesionale në procesin mësimor.
- Integritet profesional, aftësi organizative dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit, hulumtimeve apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjet pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026
.png)


