Konkurs për vend të lirë pune
- Apr 4
- 2 min read
Updated: Apr 24

BPrAL Kolegji Tempulli për të plotësuar nevojat e Kolegjit shpall konkurs për këtë vend të lirë pune:
Koordinator/e të Zyrës për Bashkëpunime Ndërkombëtare dhe Projekte
1. Roli
Kolegji Tempulli kërkon një Koordinator/e për Zyrën e Bashkëpunimeve Ndërkombëtare dhe Projekteve, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për zhvillimin, koordinimin dhe menaxhimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe projekteve institucionale.
Pozita ka për qëllim rritjen e ndërkombëtarizimit të institucionit përmes partneriteteve strategjike, pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare (Erasmus+), si dhe zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve akademike dhe kërkimore. Koordinatori/ja luan rol kyç në ndërtimin e rrjeteve ndërkombëtare, mobilitetin e stafit dhe studentëve, si dhe në sigurimin e financimeve përmes projekteve.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë
· Zhvillon dhe zbaton strategjinë për bashkëpunime ndërkombëtare dhe projekte në përputhje me objektivat e Kolegjit.
· Identifikon mundësi për aplikim në projekte ndërkombëtare (Erasmus+, Horizon Europe, etj.).
· Koordinon përgatitjen dhe aplikimin në projekte në bashkëpunim me stafin akademik dhe partnerët ndërkombëtarë.
· Menaxhon dhe monitoron zbatimin e projekteve të fituara, duke siguruar përmbushjen e objektivave dhe afateve.
· Ndërton dhe mirëmban partneritete me universitete, organizata dhe institucione ndërkombëtare.
· Koordinon programet e mobilitetit për studentë dhe staf (incoming dhe outgoing).
· Ofron mbështetje për studentët dhe stafin në proceset e aplikimit për mobilitete dhe projekte.
· Përgatit dhe menaxhon marrëveshje bashkëpunimi (MoU, inter-institutional agreements, etj.).
· Promovon aktivitetet ndërkombëtare dhe projektet e Kolegjit brenda dhe jashtë institucionit.
· Organizon evente ndërkombëtare, vizita studimore dhe aktivitete të tjera relevante.
· Menaxhon databaza të partnerëve, projekteve dhe mobiliteteve.
· Përgatit raporte periodike për aktivitetet dhe rezultatet e projekteve dhe bashkëpunimeve.
· Bashkëpunon me njësitë akademike dhe administrative për integrimin e dimensionit ndërkombëtar në programe studimore.
· Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, në përputhje me pozitën.
3. Kualifikimet e kërkuara
· Diplomë universitare (preferohet Master) në Menaxhim, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Edukim, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Përvojë pune së paku 2–3 vite në menaxhim projektesh, bashkëpunime ndërkombëtare ose fusha të ngjashme.
· Përvojë në përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare (p.sh. Erasmus+, Horizon Europe) përbën avantazh.
· Aftësi shumë të mira në shkrim projektesh dhe aplikime për fonde.
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe ndërtimi partneritetesh.
· Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
· Njohuri të mira të proceseve të ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë.
· Aftësi në përdorimin e mjeteve digjitale dhe platformave për menaxhim projektesh.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh).
· Integritet profesional dhe aftësi për të punuar në ekip.
Vendi i punës: BPrAL Kolegji Tempulli, Rr.Eduard Lir, 157, Lagja Arbëria, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari: 40 orë në javë
Dorëzimi i dokumentacionit:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, letër motivuese si dhe dëshmitë e shkollimit apo kualifikimeve përkatëse. Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: info@tempulli.org duke shkruar në subjekt pozitën të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 04.04.2026 deri me 04.05.2026
.png)


