top of page

Komuniteti i Transportit prezanton në Kolegjin Tempulli Kornizën Rregullatore Hekurudhore të BE-s

  • 23 hours ago
  • 1 min read

Kolegji Tempulli pati kënaqësinë të mirëpresë zyrtarë të nivelit të lartë nga Komuniteti i Transportit, në kuadër të vizitës së tyre në rajon, gjatë së cilës u prezantua Korniza Rregullatore Hekurudhore e Bashkimit Evropian dhe harmonizimi i saj me Traktatin e Transportit.


Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Kolegjit Tempulli, u realizua një diskutim i thelluar mbi rolin dhe kontributin që institucioni ynë mund të japë si palë aktive në nismën për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Hekurudhat. Në këtë kontekst, Tempulli u vlerësua si një partner me potencial të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike në sektorin hekurudhor.


Diskutimi u fokusua në analizën konkrete të moduleve trajnuese dhe programeve të shkollimit për profesionistët e fushës së trafikut dhe transportit hekurudhor, si në nivel vendor ashtu edhe rajonal. U theksua rëndësia e harmonizimit të këtyre programeve me standardet e Bashkimit Evropian, si dhe nevoja për ngritjen e kapaciteteve profesionale në përputhje me kërkesat e tregut dhe zhvillimet bashkëkohore të sektorit.


Ky takim konfirmoi përkushtimin e përbashkët për avancimin e sigurisë hekurudhore, forcimin e bashkëpunimit rregullator dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale në Ballkanin Perëndimor.


Kolegji Tempulli mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave rajonale dhe ndërkombëtare që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të transportit dhe në përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

 
 
bottom of page