Kolegji Tempulli zhvillon Punëtorinë e Parë për hartimin e Planit Strategjik 2026–2030
Prishtinë, Maj 2025
Kolegji Tempulli zhvilloi Punëtorinë e Parë në kuadër të procesit të hartimit të Planit Strategjik Institucional 2026–2030, me fokus në analizën e gjendjes aktuale dhe vlerësimin institucional përmes analizës SWOT.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan zhvillimet kryesore të institucionit, kapacitetet ekzistuese, rezultatet e arritura, sfidat dhe nevojat për zhvillim në vitet e ardhshme. Një rëndësi e veçantë iu kushtua identifikimit të pikave të forta dhe të dobëta të Kolegjit Tempulli, si dhe mundësive dhe kërcënimeve që mund të ndikojnë në zhvillimin e tij institucional.
Në kuadër të diskutimeve u analizuan edhe aspektet që lidhen me cilësinë, zhvillimin akademik, kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin, zhvillimin e stafit, bashkëpunimin me industrinë dhe shërbimet ndaj studentëve.
Rezultatet e analizës SWOT do të shërbejnë si bazë për përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve strategjike të Kolegjit Tempulli për periudhën 2026–2030.
Punëtoria u zhvillua përmes diskutimeve të përbashkëta dhe kontributit të pjesëmarrësve, duke synuar që Plani Strategjik të pasqyrojë nevojat reale dhe drejtimin e ardhshëm të institucionit.
.png)


