top of page

Kolegji Tempulli zhvillon Punëtorinë e Katërt për finalizimin e Planit Strategjik 2026–2030

Nov 28, 2025
1 min read

Updated: Oct 6


Prishtinë, Nëntor 2025

Kolegji Tempulli zhvilloi Punëtorinë e Katërt dhe përmbyllëse në kuadër të procesit të hartimit të Planit Strategjik Institucional 2026–2030.

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte shqyrtimi, harmonizimi dhe finalizimi i draftit të Planit Strategjik, duke u bazuar në rezultatet dhe rekomandimet e punëtorive të zhvilluara gjatë procesit.

Gjatë takimit u shqyrtuan objektivat dhe prioritetet strategjike, treguesit kryesorë të performancës, caqet, aktivitetet e Planit të Veprimit, burimet e nevojshme, afatet kohore dhe përgjegjësitë për zbatim.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu koherencën ndërmjet objektivave strategjike dhe aktiviteteve të planifikuara, si dhe mekanizmat për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e progresit gjatë periudhës së zbatimit.

Në përfundim, u dakorduan ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme për konsolidimin e dokumentit final. Plani Strategjik 2026–2030 synon të përcaktojë një drejtim të qartë për zhvillimin institucional të Kolegjit Tempulli dhe të shërbejë si dokument udhëzues për prioritetet dhe aktivitetet e institucionit gjatë viteve të ardhshme.

Me përmbylljen e kësaj punëtorie, procesi i hartimit të draftit të Planit Strategjik 2026–2030 hyri në fazën përfundimtare të konsolidimit dhe miratimit institucional.


 
 
bottom of page