top of page

Kolegji Tempulli zhvillon Punëtorinë e Dytë për përcaktimin e objektivave strategjike

Jul 17, 2025
1 min read

Prishtinë, Korrik 2025


Në vazhdim të procesit të hartimit të Planit Strategjik 2026–2030, Kolegji Tempulli zhvilloi Punëtorinë e Dytë, e cila u përqendrua në përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve strategjike të institucionit.

Duke u bazuar në gjetjet e analizës së gjendjes dhe analizës SWOT të zhvilluar në Punëtorinë e Parë, pjesëmarrësit diskutuan drejtimet kryesore në të cilat duhet të fokusohet Kolegji Tempulli gjatë periudhës 2026–2030.

Në mënyrë të veçantë, u diskutuan objektivat që lidhen me zhvillimin akademik, sigurimin dhe avancimin e cilësisë, kërkimin shkencor dhe inovacionin, ndërkombëtarizimin, zhvillimin profesional të stafit, bashkëpunimin me industrinë dhe përmirësimin e përvojës së studentëve.

Për secilin drejtim u shqyrtuan treguesit kryesorë të performancës (KPI), të cilët do të mundësojnë matjen e progresit dhe vlerësimin e rezultateve të planit. Gjithashtu, u diskutua përcaktimi i caqeve të matshme për periudhën 2026–2030.

Punëtoria synoi të sigurojë që objektivat strategjike të jenë të qarta, të matshme dhe të lidhura me nevojat dhe kapacitetet reale të institucionit.

 
 
bottom of page