top of page

Kolegji Tempulli përfaqësohet me dy ligjëruese në Shkollën Verore për Transport Publik pa Barriera 2025 në Vjenë

  • Jul 10, 2025
  • 1 min read

Në kuadër të Shkollës Verore për Transport Publik pa Barriera (BFPT) 2025, e organizuar nga Wirtschaftsuniversität Wien (WU) në Vjenë, Kolegji Tempulli po përfaqësohet me dy ligjëruese nga stafi akademik, Prof. Valerie Bojku dhe MSc. Sara Fusha Osmani.

Prof. Valerie Bojku-Bibaj prezantoi temën: “The role of Mobility as a Service (MaaS) in a city and its importance for persons with special needs”, ku theksoi domosdoshmërinë e sistemeve të transportit publik që ofrojnë qasje të barabartë për të gjithë, me fokus të veçantë tek personat me nevoja të veçanta.

Ndërkohë, MSc. Sara Fusha Osmani mbajti ligjëratën: “How Campaigns Can Help Promote Barrier-Free Public Transport – A Key to Inclusive Mobility”, duke diskutuar rolin e fushatave ndërgjegjësuese në promovimin e transportit publik pa barriera dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në planifikimin e mobilitetit urban.

Ky angazhim i Kolegjit Tempulli në një program të tillë ndërkombëtar nënvizon përkushtimin e institucionit ndaj çështjeve të mobilitetit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

 
 
bottom of page