Kolegji Tempulli dhe Kolegji i Teknologjisë në Tiranë nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi
- info7836141
- 3 days ago
- 1 min read

Kolegji Tempulli ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Tirana College of Technology (TCT), duke e hapur një kapitull të ri bashkëpunimi akademik dhe shkencor në nivelin rajonal.
Kjo marrëveshje synon zhvillimin dhe forcimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe krijimin e programeve të përbashkëta të studimit, të bazuara në metoda bashkëkohore shkencore dhe literaturë akademike.
Një fokus i veçantë i bashkëpunimit është shkëmbimi i studentëve, stafit akademik dhe administrativ, në kuadër të programeve formale të lëvizshmërisë, duke krijuar mundësi reale për mësim, leksione, kërkim shkencor, praktikë profesionale dhe punësim.
Po ashtu, marrëveshja hap rrugën për botime të përbashkëta shkencore, tekste mësimore, si dhe organizimin e konferencave, seminareve, simpoziumeve dhe tryezave të rrumbullakëta mbi tema me interes të përbashkët.
Kjo është një bazë e fortë për partneritete strategjike, zhvillim programesh akademike dhe aplikime të përbashkëta në thirrje ndërkombëtare për vitin 2026 dhe më tej, duke forcuar rolin e të dy institucioneve në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në rajon.
.png)






