Kolegji Tempulli bashkëorganizon Konferencën e 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore
- 24 hours ago
- 1 min read

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare, Kolegji Tempulli, në cilësinë e partnerit organizator, në bashkëpunim me Universitetin Ahi Evran nga Kirsehir dhe Instituti i Zhvillimit Ekonomik dhe Kërkimeve Sociale - Turqi organizon:
Konferencën e 6-të Ndërkombëtare AHI EVRAN për Kërkime Shkencore, e cila do të mbahet në Prishtinë, me 5 Qershor, në Kolegjin Tempulli.
Pas organizimeve të suksesshme në vende të ndryshme, ky edicion i konferencës do të mbledhë në Prishtinë studiues, profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga shumë vende të botës, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të njohurive shkencore.
Për ne do të ishte nder i veçantë që ju të ishit pjesë e kësaj ngjarjeje ndërkombëtare dhe të kontribuonit me përvojën dhe ekspertizën tuaj në sesionet akademike dhe diskutimet shkencore.
Konferenca do të zhvillohet në format fizik me datën 5 Qershor dhe online me datën 6 dhe 7 Qershor, duke ofruar mundësi të gjera për rrjetëzim profesional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Për më shumë informata ju lutem referojuni linqeve:
.png)


