top of page

Forcohet akoma partneriteti institucional me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

  • 12 hours ago
  • 1 min read


Kolegji Tempulli dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi, duke konsoliduar edhe më tej partneritetin e tyre institucional, i cili daton prej vitesh.


Kjo marrëveshje vendos në fokus të veçantë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, si një instrument kyç për ndërkombëtarizimin e studimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe rritjen e kompetencave profesionale.


Në kuadër të saj, parashihet pjesëmarrja e studentëve dhe stafit akademik në Javën Ndërkombëtare që do të mbahet nga 27–30 prill 2026 në UAMD, pjesëmarrja në Konferencën Shkencore të organizuar nga universiteti pritës, si dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike, shkencore dhe kërkimore në të ardhmen.


Kjo marrëveshje konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të Kolegjit Tempulli për zgjerimin e mobilitetit studentor, forcimin e partneriteteve rajonale dhe avancimin e cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor.


 Ftohen stafi akademik dhe studentët të aplikojnë për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare.



Ftohen stafi akademik dhe studentët të aplikojnë për pjesëmarrje në Konferencë.



 
 
bottom of page