top of page

Fillon kursi i gjuhës angleze për stafin akademik dhe administrativ

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Fillon kursi i gjuhës angleze për stafin akademik dhe administrativ

Sot, ka filluar kursi i gjuhës angleze për stafin akademik dhe administrativ të Kolegjit Tempulli, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe forcimit të komunikimit në kontekst ndërkombëtar.


Ky kurs synon të përmirësojë aftësitë gjuhësore në komunikimin akademik, administrativ dhe profesional, duke mbështetur pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare, bashkëpunime dhe mobilitete.


Institucioni ynë mbetet i përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve arsimore dhe administrative.


Urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë trajnim!

 
 
bottom of page